AKTIVITET TRAJNUES: “Ekspertimi, kushtet e vlefshmërisë dhe përdorshmërisë." - 20 Prill 2026

Shkolla e Magjistraturës, zhvilloi në datën 20 Prill 2026 aktivitetin trajnues me Temë: “Ekspertimi, kushtet e vlefshmërisë dhe përdorshmërisë. Caktimi i detyrave të ekspertit, shmangia e detyrave që konsistojnë në dhënien e mendimeve juridike, ri-ekspertimi, vlerësimi i ekspertimit në rastet e dhënies së mendimeve të veçanta nga ekspertët. Praktika gjyqësore lidhur me ekspertimin si provë në procesin penal dhe rastet e pavlefshmërisë. Caktimi i ekspertëve dhe marrja e akteve të ekspertizës nga organet shtetërore që kanë në kompetencë dhënien e mendimit të specializuar. Caktimi i ekspertëve nga Instituti i Mjekësisë Ligjore”, ora 09:30 pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.

Ky aktivitet u drejtua nga: 

Ekspertë: Igerta Hysi; Gerd Hoxha 

Lehtësues: Florin Demollari 

Qëllimi i këtij trajnimi është: Trajnimi synon të qartësojë kuadrin e rëndësisë së provës së ekspertimit në procesin penal, me qëllim shmangien e paracaktimit të vlerës së saj, e cila mund të passjelli pavlefshmërinë e ekspertimit, papërdorshmërisë së mendimit të ekspertit dhe paragjykimit të çështjes. Trajnimi vë theksin dhe përcakton se cilat janë Organet proceduese që janë kompetentë për të vendosur kryerjen e ekspertimit në procesin penal. Emërimi i ekspertëve dhe caktimi i detyrave për zgjidhje. Marrja e akteve të ekspertizës nga organet shtetërore që kanë në kompetencë dhënien e mendimit të specializuar. Caktimi i ekspertëve nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.

Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si: 

  • Prova e ekspertimit në procesin gjyqësor. Rëndësia, vlefshmëria dhe përdorshmëria e ekspertimit. Vështrim krahasues me legjislacionin Italian.
  • Roli i ekspertit dhe kërkesat ligjore që duhen përmbushur për caktimin e tij. Objekti i ekspertimit. Caktimi i detyrave të ekspertit, shmangia e detyrave që konsistojnë në dhënien e mendimeve juridike, ri-ekspertimi, vlerësimi i ekspertimit në rastet e dhënies së mendimeve të veçanta nga ekspertët. Kushtet e përdorshmërisë së mendimit të ekspertit. Rastet e ekspertimit të ri.
  • Praktika gjyqësore lidhur me ekspertimin si provë në procesin penal dhe rastet e pavlefshmërisë.

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë, prokurorë, oficerë të policisë gjyqësore dhe këshilltarë ligjore pranë Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë.